Nis instalimi i matësave të rinj elektronikë në Kukës, OSHEE: Vendosim 120 mijë në të gjithë vendin

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se ka nisur instalimi i matësave të rinj elektronikë në qytetin e Kukësit.

Sipas OSHEE-së, instalimi i matësave të rinj elektronikë po kryhet me perspektivën për tu përshtatur në “smart”, çka ofron matje më të saktë dhe më pak ankesa nga qytetarët.

“Procesi parashikon rinovimin e sistemit të matjes në të gjithë vendin për 120 mijë matësa elektronikë”, bëri të ditur OSHEE./a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.