MJEKËSI – Një realitet virtual promovon rehabilitimin e Parkinsonit

MADRID, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Realiteti virtual favorizon rehabilitimin e pacientëve me  Parkinson, përmirëson forcën, shkathtësinë dhe koordinimin e këmbëve, sipas një studimi të universitetit ‘’Rey Juan Carlos’’ të Spanjës, i botuar në revistën ‘’Sensor’’.

Parkinson është një çrregullim neurodegjenerues që shkakton, midis simptomave të tjera, funksione motorike të dëmtuara, duke shkaktuar dridhje ose ngurtësi në ekstremitete.

Vëmendja e studiuesve spanjollë është përqendruar pikërisht në këto efekte.

Studimi zbuloi efektin pozitiv të një seri sesionesh individuale të ushtrimeve të bëra për 30 minuta, tre herë në javë, për gjashtë javë.

Çdo pacient, duke përdorur një lloj të veçantë syzesh dhe një sistem kontrolli gjestesh, trajnoi kontrollin e gjymtyrëve të sipërme përmes përdorimit të disa lojërave të krijuara posaçërisht nga bioinxhinierët.

“Pa asnjë efekt negativ dhe me një nivel të lartë kënaqësie midis pacientëve, aplikimi i realitetit virtual tregon rezultate të shkëlqyera në rehabilitimin e gjymtyrëve të sipërme”, shpjegojnë studiuesit.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.