FUTBOLL – Salah: Mirënjohje tifozëve të Liverpoolit

LONDËR, 1 korrik /ATSH-AA/ – Golashënuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah tha se klubi pas tre dekadash arriti të fitojë titullin e Premier Ligës falë mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve.

Në deklaratën që e transmetoi faqja zyrtare e klubit, Salah tha se ‘’nuk mund të përshkruajë ndjenjat pas fitimit të titullit’’.

“Kjo është ndjenja më e jashtëzakonshme për të gjithë ne, ndërsa veçmas për tifozët. Nuk do të arrinim këtë pa mbështetjen e tyre. Së bashku si lojtarët edhe tifozët arritën sukses të madh”, tha Salah.

Duke kujtuar ardhjen e tij në Liverpool, Salah tha se ai e kujton se ka thënë se dëshironte të sillte titujt e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës në Anfield ndërsa gazetarët me këmbëngulje i kërkonin që të vendosë se cilin titull dëshiron të fitonte.

“Tani mund të them se arrita t’i fitojë të dy trofetë”, tha 28-vjeçari Salah.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.