Foto/ Mjekët dhe infermierët e shërbimit të Urgjencës në gatishmëri nga veriu në jug

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Mjekët dhe infermierët në shërbimin e Urgjencës nga veriu në jug të vendit janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar prej COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se personeli mjekësor bën një punë të palodhur për identifikimin dhe izolimin e çdo rasti të dyshuar me COVID-19, në mjedise të veçanta.

“Punë e palodhur e mjekëve dhe infermierëve në shërbimet e Urgjenës në spitale nga veriu në jug, për identifikimin dhe izolimin e çdo rasti të dyshuar me COVID-19 në mjedise të veçanta, në zbatim të protokolleve antiCOVID, duke garantuar që shërbimi të mos mungojë për nevojat e çdo pacienti. Respektoni rregullat, vendos maskën, ruaj shëndetin”, u shpreh Manastirliu. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.