COVID-19/ Humb jetën pacienti 86-vjeçar, në terapi intensive prej 12 ditësh

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh, nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm. z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.