BERLIN – Maas: Gjermania motori dhe moderatorja e së ardhmes së BE

BERLIN, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjermania, e cila sot merr përsipër presidencën e radhës të Bashkimit Europian, dëshiron të veprojë si motor dhe moderatore mes partnerëve për të dalë nga kriza pandemike, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Kjo pandemi ka prekur disa vende më seriozisht se të tjerët. Pasojat ekonomike dhe sociale kanë prekur të gjithë Europën. Për këtë duhet do të gjejmë rrugën për të kaluar së bashku këtë krizë’’, theksoi ai.

“Gjermania dëshiron të jetë motori dhe moderatorja e kalimit të kësaj krize. Detyra jonë është ndërtimi i urave të komunikimit dhe gjetja e zgjidhjeve, të cilat mund të jenë të dobishme për të gjithë qytetarët europianë’’, shtoi ai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.