AUSTRI – Kurz: Të parandalojmë një bashkim borxhesh

VJENË, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjermania mori presidencën e radhës të BE-së në një kohë kur Europa po përballet me sfida të mëdha dhe kjo përfshin edhe ndikimin financiar të pandemisë së koronavirusit, që prek të gjitha shtetet, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.

”Ne duam të ndihmojmë, por duhet të parandalojmë një bashkim të borxheve”, deklaroi Kurz në Twitter.

Gjermania filloi sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian përballë sfidave historike, siç është ndikimi i koronavirusit. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.