TEKNOLOGJI – YouTube fshin mijëra adresa që promovonin gjuhën e urrejtjes

SAN FRANÇISKO, 30 qershor /ATSH-AFP/ – YouTube ka fshirë adresat me përmbajtje  supremaciste për “shkelje të vazhdueshme të rregullave” të tij, duke konfirmuar për shembull se grupe të caktuara njerëzish janë inferiorë ndaj të tjerëve, theksoi platforma video e Google.

“Pas përditësimit të politikave tona për të adresuar më mirë çështjen e përmbajtjes supremaciste, ne pamë një rritje pesëfish në numrin e videove të hequra dhe mbyllëm më shumë se 25 000 adresa për shkeljen e rregullave”, theksoi një zëdhënës.

Vrasja në fund të majit e afro-amerikanit George Floyd nga një oficer policie, nxiti një lëvizje të madhe kundër racizmit sistemik, i cili detyron institucionet dhe bizneset, të rishikojnë veprimet e tyre.

Rrjetet sociale janë kritikuar më shumë se kurrë për faktin se janë shumë tolerante ndaj përmbajtjeve që nxisin urrejtje ose dhunë ndaj pakicave.

YouTube megjithatë kujtoi se lufta kundër përmbajtjes supremaciste kishte filluar një vit më parë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.