Ruçi uron Kryepeshkopin Anastas: Vlerësoj kontributin tuaj për harmoninë fetare dhe paqen midis besimeve e popujve

TIRANË,  30 qershor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.

“Mësova me shqetësim për gjendjen tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve tuaja”, shprehet Ruçi.

“Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/gj.mima//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.