Rindërtimi i shkollës “Ramazan Subashi” në Vorë/ Ahmetaj: Pas 6 muajsh, 250 nxënës rikthehen në mjedise të reja

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Rreth 250 nxënës dhe fëmijë të shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Vorë dhe kopshtit parashkollor të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit pas 6 muajsh do të kenë ambiente të reja.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektoi sot punimet për ndërtimin e shkollës dhe kopshtit.

“250 nxënës dhe fëmijë, pas 6 muajsh do të rikthehen në ambientet e reja, shumë më të mira e më të sigurta se ato që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Një investim mbi 146 milionë lekë, me financim nga buxheti i shtetit”, – theksoi Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se “ky është një nga 33 kantieret në të cilët ka filluar tashmë puna për rindërtimin e objekteve arsimore, nga 140 shkolla që do të bëhen nga e para”./k.s/j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.