RIGA – Lituania dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për forcat e armatosura

RIGA, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Lituania dhe Gjermania nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, gjë që formon bazën ligjore që ushtarët e dy partnerëve të NATO-s të mund të vendosen në territorin e vendit tjetër, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Vilnius.

Marrëveshja, që u nënshkrua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Vytautas Umbrasas dhe ambasadori gjerman, Matthias Sonn, plotëson statutet ekzistuese të forcave të NATO-s.

“Gjermania është aleatja dhe mbështetësja më e rëndësishme e stabilitetit dhe sigurisë europiane,” tha Umbrasas.

Nisma për marrëveshjen erdhi nga pala gjermane.

Më parë Lituania ka bërë një marrëveshje të tillë vetëm me SHBA-në./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.