Rama në Prishtinë, takim me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitë së tij në Kosovë, u prit sot në një takim nga Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re.

Më herët sot, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Prej ditës së djeshme Kryeministri Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po zhvillon takime me liderët politikë, pas publikimit të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ditën e parë të vizitës në Kosovë, Kryeministri Rama zhvilloi dje takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, Kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.