Punime në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Lushnjës

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona të Lushnjës më 2-3 korrik.

OSHEE bën të ditur se kufizimi i energjisë do të bëhet për shkak të remontit të planifikuar në NST Plastmas.

Sipas OSHEE, kufizimi më 2 korrik do të jetë nga ora 00:00-06:00 në Krutje, Lifaj, Arrëz, Ngurrëz, Zhym, Kadiaj, Arrëz, Komuna Fiershegan, Stan Karbunare, Barbullinje, Kocaj, Fiershegan, Sejmenas, Qerret, Kosovë e Vogël, Cinar, Thanë, Murriz, Kashtëbardhë, lagjet “18 Tetori”, “Loni Dhamo”, “Xhevdet Nepravishta”.

Ndërsa në 3 korrik do të ketë kufizime nga ora 06:00-12:00 në Karbunarë e Vogël, e Madhe, Lagja: “Xhevdet Nepravishta:, Rotondo Plasmas, lagjia “Skënder Libohova”, Plug, Golem, Lagjia “18 Tetori”, “Loni Dhamo”, Kolonjë, Saver, Bishqethem, Gorre, Lumth, Kamcisht, Rrapëz, Pirrë.

Po ashtu në orën 06:00 – 08:00 do të ketë kufizime në Gradishtë, Këmishtaj, Mertish, Goricaj, Sopez, Ferras, Senez, nga ora 08:00– 10:00 në Remas, Babunjë, Gungas, Kryekuq, Fier Seman, Gradishtë, Karavasta, Kamenicë dhe nga ora 10:00 – 12:00
në Kolonjë, Bubullime, Eskaj, Bitaj, Drengë, Gjonas, Halilaj./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.