“Partizani” humb Telushin? Futbollisti, në bisedime me klubin qipriot

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Bruno Telushi duket se nuk do ta vazhdojë karrierën e tij tek “Partizani”. Futbollisti i kuq është i kërkuar jashtë kufirit, më konkretisht nga klubi qipriot i “Anorthosis” dhe duket se ka një marrëveshje paraprake.

Telushi është në fund të kontratës së tij me “Partizanin” dhe nuk ka lajme për rinovimin, kështu që nga 1 data korrik ai do të jetë një futbollist i lirë dhe mund të firmosë, pa u kushtëzuar nga “Demat e Kuq”.

Media qipriote, “Kerkida.net”, shkruan se një përfaqësues i Telushit ka komunikuar me klubin e madh qipriot, “Anorthosis”, për të arritur një akord. Telushi është pjesë e skuadrës së “Partizanit’ kampion të trajnerit Skënder Gega, në sezonin e shkuar. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.