Operacion i përbashkët italo-shqiptar goditje të fortë krimit/ Lleshaj: Test i rëndësishëm edhe për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti sot operacionin e përbashkët shqiptaro- italian ku u arrestuan 37 persona dhe u sekuestruan 3.5 tonë drogë dhe 4 milionë euro pasuri kriminale.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut”, tha Lleshaj.

“Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar”, theksoi ai.

“Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit”, shtoi Lleshaj.

“Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë”, nënvizoi Lleshaj.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.