Monitorimi i masave kundër COVID/ ISHSH kryen 1 869 inspektime, vendos 3 gjoba

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1 869 inspektime për monitorimin e masave ndaj infeksionit COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas ISHSH-së, janë vendosur 3 masa me gjobë për biznese bar-kafe, magazinë ushqimore, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.

Po ashtu, janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit në institucione publike.

ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të ruajnë distancën nga njëri tjetri, mbajtjen e maskave në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale.

Po ashtu, bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë. /a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.