Mbrojtësi bardheblu, Doka drejt kampionatit kroat

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Mbrojtësi i “Tiranës”, Albi Doka sezonin e ardhshëm do të transferohet në Kroaci, te skuadra e “Goricës”.

Lajmi është bërë me dije nga vetë futbollisti, i cili gjatë një interviste televizive, në një emision sportiv, është shprehur se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e klubit bardhelu.

23-vjeçari njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën e “Goricës” në Kroaci. “Mund ta zbuloj këtu, për herë të parë. Do t’i bashkohem skuadrës së “Goricës” në Kroaci. Kaq mund të zbuloj, jo më shumë.”

“Tirana” nga ky transferim nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, pasi futbollistit i skadon kontrata dhe transferohet si lojtar i lirë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.