Kredia për ekonominë arriti në 582 miliardë lekë, në fund të majit 2020

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Totali i kredisë për ekonominë arriti vlerën 582 miliardë lekë, në fund të muajit maj 2020, ose 4.7 miliardë euro, duke shënuar rritje të lehtë në raport me muajin e mëparshëm.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kredia e re në lekë, në muajin maj u rrit 6.7 miliardë lekë. Ndërsa kredia e re në monedhën euro shënoi vlerën 32 milionë.

BSH bën të ditur se, huaja më e preferuar gjatë muajit maj ka qenë për periudha afat shkurtra shlyerje nga 6 muaj deri në 1 apo 3 vjet.

Gjatë muajit maj rritje shënoi edhe kreditimi i individëve. Kredia e re për individët u rrit me 2%, krahasuar me një muaj më parë. e.xh//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.