KANADA – Kebeku detyron vënien e maskave në transportin publik

MONTREAL, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Vënia e një maskë në transportin publik do të bëhet e detyrueshme në Kebek më 13 korrik, njoftoi sot kryeministri i tij, François Legault, duke e bërë provincën të parën në Kanada që e detyron një masë të tillë.

“Masa do të bëhet e detyrueshme në transportin publik më 13 korrik për të gjithë personat mbi moshën 12 vjeç dhe do të rekomandohet shumë për fëmijët e moshave 2 deri në 12 vjeç”, tha Legault.

Aktualisht, për shkelësit, nuk është planifikuar ndonjë gjobë.

Provinca e dytë më e prekur në Kanada, Ontario e ka përjashtuar bërjen të detyrueshme të vënies së maskës në transportin publik, por disa qytete të mëdha, siç është Toronto, synojnë ta bëjnë këtë së shpejti dhe ta shtrijnë masën edhe në vende publike të mbyllura, siç janë dyqanet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.