INSTAT: Bujqësia ndikim pozitiv në ekonomi, konsumi final i popullatës u rrit me 1.12%

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit 2020 i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19 dhe tërmeti i 26 nëntorit, vlerësohet me rënie prej 2,52%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2019.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët bujqësi, pyje dhe peshkim me 0,71%, aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.19%.

Sipas INSTAT, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,12%./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.