GJERMANI – “Volkswagen” i jep fund papunësisë së pjesshme 

FRANKFURT, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Gjiganti i automjeteve “Volkswagen” do t’i japë fund papunësisë së pjesshme në të gjitha fabrikat e tij gjermane nga 1 korriku, ndërkohë që ekonomia po rifillon pas pandemisë së COVID-19, njoftoi ai sot.

“Këto fabrika, nga të cilat dalin automjete private dhe shërbimi, si edhe pajisje përbërëse, planifikojnë t’i japin fund papunësisë së pjesshme nga 1 korriku deri në një njoftim të mëtejshëm”, tha grupi në një deklaratë.

“Aktualisht, fabrikat gjermane të markës “Volkswagen” po përdorin midis 75 dhe 95% të kapacitetit të tyre, në krahasim me nivelin e prodhimit para fillimit të pandemisë së koronavirusit të ri”, vazhdon deklarata.

Megjithatë, Arne Meiswinkel, menaxhere në “VW” sqaron se mbetet e vështirë për të vlerësuar evolucionin e situatës dhe se grupi është i gatshëm të reagojë sipas nevojës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.