GJENEVË – Bachelet kritikon Kinën, Rusinë dhe SHBA për përgjigjen ndaj pandemisë

GJENEVË, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet dënoi sot intimidimin e ushtruar nga autoritetet në Kinë dhe Rusi në kontekstin e pandemisë si dhe mohimin e realitetit gjatë kësaj krize shëndetësore nga ana e SHBA.

Duke u shprehur, në hapje të seancës së katërt të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet konfirmoi se në mbarë botën, COVID-19 është instrumentalizuar për të kufizuar të drejtën e personave të shprehen dhe të marrin pjesë në marrjen e vendimeve që ndikojnë në jetët e tyre.

“Në Federatën e Rusisë, në Kinë, në Nikaragua dhe në shumë vende të tjera, unë vërej raporte kërcënuese dhe intimiduese kundër gazetarëve, blogerëve dhe militantëve qytetarë, veçanërisht në nivel lokal, me qëllim dekurajimin e kritikave për përgjigjet e autoriteteve ndaj COVID-19”, nënvizoi ajo./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.