Furnizuesi i Tregut të Lirë blen 3 milionë euro energji për periudhën 1-31 korrik

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) që është pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bleu nga tregu i lirë rreth 3 milionë euro energji për periudhën 1-31 korrik, si pjesë e procesit të optimizimit të portofolit të tij.

Në dokumentet e ankandit bëhet me dije se sasia e prokuruar e energjisë është 74 400 MWh, ndërsa çmimi mesatar me të cilën u sigurua kjo sasi energjie është 40,85 euro/MWh.

Furnizuesi i Tregut të Lirë ofron mundësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë klientët e lidhur në rrjetin e shpërndarjes në nivelin e tensionit të mesëm M 35 kV, të cilët bazuar në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, kanë dalë ose duhet të dalin në tregun e liberalizuar.

/a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.