FRANCË – “Air France” shkurton 7 500 vende pune

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Grupi “Air France” parashikon të shkurtojë më shumë se 7 500 vende pune deri në fund të vitit 2022, 6 560 prej të cilave nga rreth 41 000 brenda kompanisë tringjyrëshe dhe më shumë se 1 000 brenda kompanisë rajonale ”Hop”, bënë të ditur sot burime sindikale.

Brenda kompanisë “Air France”, mbyllja e vendeve të punës, të shprehura në ETP (ekuivalente me kohë të plotë) do të kalojnë në largime të natyrshme dhe jo të zëvendësuara (rreth 3 500) dhe largime vullnetare, edhe pse largimet e detyruara nuk janë të përjashtuara për stafin e rrjetit të transportit të shkurtër.

Këto shifra do të paraqiten zyrtarisht pranë sindikatave të premten./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.