FOTO-Restaurimi i ikonës “Shën Athanasi i Aleksandrisë”/ Margariti: Zbulohet piktura origjinale e fillimit të shek. XIX

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Restaurimi i ikonës “Shën Athanasi i Aleksandrisë” po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë” vjen nga një kishë në fshatin Skore, Gjirokastër”.

“Piktura origjinale është mbuluar nga një shtresë e dytë pikture realizuar me ngjyra vaji në fillimet e shek. XX me një nivel të ulët artistik. Ekzekutimi është bërë mbi vernikun e pikturës së vjetër”, shprehet Margariti.

“Largimi i kësaj shtrese po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike dhe i takon fillimit të shek. XIX”, tha Margariti.

“Më përpara u restauruan dy ikona të tjera nga kjo kishë të cilat ishin ripikturuar në të njëjtën mënyrë”, tha Margariti.

/gj.mima//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.