Basha në Golem: Qeveria ka braktisur turizmin

TIRANË, 30 qershor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Golem, bashkia Kavajë, me operatorë turistikë dhe biznese të kësaj zone.

Në bashkëbisedim me një nga pronarët e një hoteli në Golem, Basha tha se “këtu gjithçka është në prefeksion për sa i përket natyrës, me përjashtim të faktit se nuk ka pushues”.

“Këtu nga qeveria janë organizuar dhjetëra tavolina gjoja për mbështetje të industrisë së turizmit, por fakti është se industria e turizmit si dhe pjesa tjetër e ekonomisë janë në braktisje totale”, tha ai.

“Pikërisht në këtë moment duhet dora e shtetit, e qeverisë, por qeveria është fshehur është në arrati. Qeveria ka braktisur misionin e vet, ka braktisur sipërmarrjen dhe turizmin. Është i vetmi vend me vijë bregdetare që nuk afron asnjë paketë për turizmin. Edhe dy paketa që ka ofruar, janë minimale dhe tashmë efektin e tyre e kanë konsumuar pasi më shumë se 90% të fuqisë punëtore e kanë lënë në shtëpi”, tha Basha.

Basha shtoi se “asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihen nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra”. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.