Vizita zyrtare në Kosovë, Rama takim me kreun e PDK-së Kadri Veseli

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u takua sot në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,  Kadri Veseli.

Në takim merrnin pjesë edhe anëtarë të tjerë të PDK-së, si Enver Hoxha, Hajredin Kuçi, ndërsa Kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Duke i uruar mirëseardhjen Veseli e falënderoi Kryeministrin Rama për vizitën në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin Avdullah Hoti, me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.