SHBA – 45 milionë persona kanë humbur punën për shkak të COVID-19

UASHINGTON, 29 qershor /ATSH-AA/ – Si pasojë e koronavirusit në SHBA pa punë kanë mbetur 45 milionë njerëz, ndërsa miliarderët kanë fituar 584 miliardë dollarë.

Në SHBA, ku pandemia e COVID-19 është më e rëndë, popullata është në vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë, ndërsa njerëzit e pasur shtuan pasurinë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin i cili po përjeton një prej periudhave të vështira ekonomike që nga Depresioni i Madh, thuhet se që nga fillimi i pandemisë e deri tani në vend kanë mbetur pa punë 45 milionë njerëz.

Ndërkohë në të dhënat që Instituti për Studimin e Politikave me qendër në Uashington ka publikuar duke u bazuar në shifrat e Forbes, thuhet se 614 miliarderë amerikanë kanë fituar 584 miliardë dollarë në periudhën 18 mars-17 qershor. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.