REPUBLIKA ÇEKE – “Smartwings” shkurton qindra vende pune

PRAGË, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Linja ajrore me kosto të ulët, “Smartwings” njoftoi për shkurtime masive të vendeve të punës, për shkak të krizës së koronavirusit të ri.

“Deri në 600 punonjës, përfshirë pilotë, asistente fluturimi dhe personel tokësor, mund të humbasin vendet e punës deri në fillim të vitit të ardhshëm”, konfirmoi një zëdhënës.

“Po përballemi me kohën më të vështirë në historinë tonë”, deklaroi Jiri Simane, i cili zotëron linjën ajrore sëbashku me grupin kinez “CITIC”.

Ky ristrukturim do të përfshijë një të katërtën e të gjithë fuqisë punëtore të kompanisë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.