RAMALLAH – Autoriteti Palestinez gati për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin

RAMALLAH, 29 qershor /ATSH-AFP/-Palestinezët janë të gatshëm të rihapin negociatat e drejtpërdrejta me izraelitët dhe për modifikime të vogla kufijsh, u shpreh sot kryeministri palestinez, Mohamed Shtayyeh.

“Askush nuk ka aq interes sa palestinezët për të arritur një marrëveshje paqeje dhe askush nuk ka aq shumë për të humbur sa palestinezët në mungesë të paqes”, shkruhet në një deklaratë për Kuartetin (Bashkimi Europian, OKB, Rusia dhe SHBA).

“Ne jemi të gatshëm ta kemi shtetin tonë me një numër të kufizuar armësh dhe një forcë të fuqishme policore për të mbështetur ligjin dhe rendin. Ne jemi të gatshëm të pranojmë praninë e një pale të tretë të mandatuar nga OKB-ja për të siguruar pajtueshmërinë me marrëveshjen e paqes për sigurinë dhe kufijtë”, tha Autoriteti Palestinez, duke iu referuar NATO-s si forcë kryesore ndërkombëtare.

Deklarata, gjithashtu, propozon ndryshime të vogla kufijsh, për të cilat do të duhet të arrihet një dakordësi reciproke, e bazuar në kufijtë e 4 qershorit 1967, data kur Izraeli nisi pushtimin e Cisjordanisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.