Paketa e Kataraktit/ 766 pacientë përfituan 100% financim në 5 muajt e parë të vitit

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ 766 pacientë kanë përfituar falas nga Paketa e Kataraktit gjatë periudhës janar-maj 2020.

Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor përveç Tiranës, ky shërbim ofrohet edhe në Elbasan, Fier, Durrës dhe Vlorë.

766 pacientë kanë përfituar 100% financim nga FSDKSH, ndërsa është shkurtuar edhe lista e pritjes.

FSDKSH vijon angazhimin për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe plotësimin e nevojave të çdo pacienti.

Gjatë vitit 2019, shërbimi u përfitua falas nga 2631 pacientë.

Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.