MV – KSHZ: Personat me COVID-19 do të votojnë nën kushte të veçanta

SHKUP, 29 qershor /ATSH-MIA/ – Pas publikimit të disa protokolleve se si duhet të sillen qytetarët kur dalin për kafe, qëndrojnë në një hotele apo blejnë në qendrat tregtare në këtë kohë pandemie, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), dha disa rekomandime të detyrueshme për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

Kushtet specifike për votim do të duhet të zbatohen më 13 korrik, kur është edhe data për të drejtën e votës edhe për personat pozitivë me Covid-19 dhe ata që janë në vetizolim.

Anëtarëi i KSHZ-së, Boris Kondarko tha se ”më 13 korrik procesin zgjedhor do ta zbatojë Këshilli i Veçantë Zgjedhor (KVZ) që do të përbëhet nga punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike”.

Sipas Kondarkos, anëtarët e KVZ-së do të pajisjen me pajisje mbrojtëse.

Anëtarët e KVZ-së, sipas rekomandimeve të konfirmuara, duhet të pajisjen me masa mbrojtëse dhe duhet ta ndërrojnë atë pas çdo votimi në shtëpinë e personave pozitivë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.