KAJRO – Egjipti përuron aeroporte për të nxitur turizmin

KAJRO, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, përuroi sot dy aeroporte të reja ndërkombëtare afër kryeqytetit, disa ditë para rifillimit të trafikut ajror, me shpresën e nxitjes së turizmit, në ndalesë për shkak të pandemisë së COVID-19 .

Gjatë një ceremonie të transmetuar në televizion, al-Sissi kryesoi, me anë të videokonferencës, përurimin e aeroportit të Kryeqytetit të Ri Administrativ, që ndodhet në lindje të Kajros dhe të aeroportit “Sphinx”, në perëndim të aglomeracionit.

Këto përurime tregojnë gatishmërinë e qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë dhe turizmin, i cili është goditur rëndë nga pandemia.

Pas tre muajsh mbylljeje dhe shtetrrethimi gjatë natës për të luftuar COVID-19, Egjipti ka nisur të zbatojë masat graduale të rihapjes, të cilat do të kulmohen me hapjen e aeroporteve më 1 korrik./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.