GJENEVË – Bachelet: Projekti izraelit për aneksimin i paligjshëm

GJENEVË, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënoi sot pabarazitë e projektit izraelit për aneksimin e Cisjordanisë, duke paralajmëruar se “valët e tronditjes do të zgjasin për dekada”.

“Aneksimi është i paligjshëm”, konfirmoi Michelle Bachelet në një deklaratë.

“I kërkoj Izraelit të dëgjojë ish-funksionarët e tij të lartë si dhe shumë zëra në botë”, shtoi ajo.

Duke paralajmëruar se valët e tronditjes nga aneksimi do të zgjasin për dekada dhe do të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për Izraelin, si dhe për palestinezët, zyrtarja e lartë e OKB-së nënvizoi se ka ende kohë për rishikimin e këtij vendimi.

Shteti hebre vendosi 1 korrikun datë në të cilën do të shprehet për zbatimin e planit amerikan për Lindjen e Mesme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.