FUTBOLL – Klopp: Qëndroni në shtëpi, fitoren ua kemi borxh të pambrojturve

LONDER, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Menaxheri i skuadrës së Liverpoolit, Juergen Klopp thotë se klubi “ua ka borxh tifozëve të pambrojtur, të cilët nuk mund të mblidhen masivisht për të festuar titullin e tyre të parë të ligës që nga viti 1990”.

Tifozët u mblodhën në një numër të madh për të festuar titullin duke shkaktuar dëme në prona dhe duke ngjallur kritika nga të gjitha palët.

Liverpool i dënoi skenat si “krejtësisht të papranueshme” dhe në një letër të hapur në gazetën ”Liverpool Echo”, Klopp tha se tifozët e klubit janë më të mirët në botë, por u bën thirrje që të sillen me përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

“Unë e dua pasionin tuaj, koret tuaja, refuzimin tuaj për të mos pranuar humbjet, angazhimin tuaj, të kuptuarit tuaj të lojës dhe besimin tuaj në atë që ne po bëjmë”, shkroi Klopp. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.