FOTO/ Aksion pastrimi në zonat turistike të Shkodrës

TIRANË, 29 qershor /ATSH – I. Vata/ Në destinacionet turistike të Shkodrës nisi sot aksioni i pastrimit për të mirëpritur pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

Në këtë aksion pastrimi ishte i pranishëm dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ku theksoi se mbajtja pastër e ambienteve kërkon bashkëpunimin e komunitetit.

“Nisma për një destinacion turistik të pastër në Shkodër. Nën angazhimin e Prefekturës së qarkut, aksioni i pastrimit u zhvillua njëkohësisht në të gjitha akset turistike të zonës. Mbajtja pastër e ambientit ku jetojmë kërkon të jemi bashkë me komunitetin në këtë mision qytetar çdo ditë”, tha Klosi.

Ne aksion u përfshinë institucione vendore, qytetarë dhe vullnetarë ku pastruan zonat për rreth kalasë dhe lumit Buna dhe në zonat turistike të Shkodrës. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.