Durrës/ Mundësi ankimimi për banorët që nuk janë kualifikuar për grantet e rikonstruksionit të banesave

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Bashkia e Durrësit njoftoi sot të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar nga granti për rikonstruksion se mund të bëjnë ankimim pranë Bashkisë nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Bashkia njofton po ashtu se “këta persona mund të kryejnë ankimimin e tyre edhe pranë njësive administrative respektive nga ora 08:00 deri në orën 16:00”.

Të gjithë banorët që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar, pasi të informohen me problematikat respektive që janë shënuar në listë, kanë të drejtë të bëjnë ankimim pranë bashkisë së Durrësit brenda një afati prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të këshillit bashkiak.

Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi të premten 26 qershor listën me 6257 qytetarë të Durrësit që do të përfitojnë grantin e rindërtimit. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.