DANIMARKË – “DFDS” shkurton 650 vende pune në Europë

KOPENHAGË, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Kompania daneze e transportit detar “DFDS”, e cila operon në mënyrë të veçantë në rrugët transdetare të La Manche, njoftoi sot se do të shkurtojë 7,5% të forcës së saj të punës, si pasojë e krizës që lidhet me COVID-19.

“Përshtatja ndaj kushteve të reja të tregut për fat të keq do të çojë në largimin e rreth 650 punonjësve të DFDS-së në muajt e ardhshëm, përfshirë 200 në Danimarkë”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania, e cila operon në Europë dhe Turqi, nuk ka saktësuar se sa shkurtime planifikon të bëjë në vendet e tjera.

DFDS i ndjeu masat e kontrollit në 20 tregjet ku vepron, veçanërisht në sektorin e transportit të pasagjerëve me mbylljen e rrugës Oslo-Kopenhagë dhe rrugët Amsterdam-Newcastle ende të mbyllur./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.