BRUKSEL – KE lehtëson rregullat e ndihmës shtetërore për sipërmarrjet fillestare dhe të vogla

BRUKSEL, 29 qershor /ATSH-AFP/-Komisioni Europian lajmëroi sot se ka vendosur të lehtësojë rregullat e tij për autorizimin e ndihmës shtetërore në BE, në mënyrë që sipërmarrjet fillestare dhe bizneset e vogla të mund të përfitojnë plotësisht nga ajo.

“Mikrobizneset dhe bizneset e vogla, si edhe sipërmarrjet fillestare janë thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të Bllokut. Sidoqoftë, për shkak të krizës së lidhur me koronavirusin ato po përballur me probleme të rrjedhës së parave dhe po luftojnë për të hyrë në financim”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, përgjegjëse për Konkurrencën, Margrethe Vestager, në një njoftim për shtyp.

Për këto struktura shumë të vogla, Komisioni vendosi të jetë edhe më pak i ashpër sesa me kompanitë e tjera.

Me sipërmarrje mikro dhe të vogla, Komisioni nënkupton ato me më pak se 50 të punësuar dhe qarkullim vjetor më pak se 10 milionë euro./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.