Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Scholz: Qeveria gjermane mbështet programet e ndihmës së BQE-së 

BERLIN, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha sot se qeveria gjermane i mbështet plotësisht programet e ndihmës së Bankës Qendrore Europiane për zonën e euros, pas kritikave të shprehura nga gjykata më e lartë gjermane në një gjykim të bujshëm.

“Këto plane ndihme masive janë mjaft proporcionale dhe, nga këndvështrimi ynë, Bundesbank, Banka Qendrore gjermane, ka të drejtë të vazhdojë të marrë pjesë në zbatimin e tyre”, shkroi ai në një letër drejtuar presidentit të Dhomës së Deputetëve të Gjermanisë.

Kjo letër vjen si përgjigje e gjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese gjermane, në maj, që kishte ngritur frikën e ndalimit të planeve të ndihmës së BQE-së për ekonominë europiane, dhe pikërisht në mes të një pandemie të plotë të COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version