AUSTRI – Refuzohet hyrja e qytetarëve gjermanë, përveç rasteve negative me COVID-19

VJENË, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Austria njoftoi se do të detyronte disa gjermanë, banorë të një rajoni të prekur nga një vatër koronavirusi të paraqesin testin negativ të COVID-19 për të lejuar kalimin e kufirit.

“Ne do të ndjekim një linjë të përbashkët”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober për stacionin televiziv ORF.

I pyetur për mundësinë e kthimit të turistëvë që vijnë nga kantoni i Gütersloh, në perëndim të Gjermanisë, ai theksoi se këto persona do të duhet të tregojnë një test të kryer brenda 48 orëve.

Kufizimi aplikohet sërish që prej të mërkurës në këtë kanton me 360 000 banorë.

Më 22 qershor, autoritetet lokale kishin njoftuar se 1 553 persona ishin kontaminuar nga COVID-19 në kantonin e Gütersloh, pjesa më e madhe e të cilëve pa simptoma./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.