ARABI SAUDITE – Riadi dhe Uashingtoni thirrje për zgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit

RIAD, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Zyrtarët sauditë dhe amerikanë bënë thirrje sot për një zgjatje të embargos së armëve ndaj Teheranit, duke paralajmëruar se heqja e saj do të kishte pasoja për sigurinë e rajonit, veçanërisht të Jemenit, ku ata akuzojnë Iranin për armatosjen e rebelëve Houthi.

“Heqja e embargos do ta inkurajonte Teheranin dhe mund të çojë në një garë armatimi në Lindjen e Mesme”, tha i dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, në një konferencë shtypi në Riad.

Deri në tetor, mbi Iranin ekziston një embargoje armësh, që ka lidhje me rezolutën 2231, e cila ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore për Iranin, e përfunduar në vitin 2015 dhe nga e cila SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme në 2018, duke rikthyer sanksione të rënda kundër Teheranit.

Që nga fillimi i vitit, Uashingtoni po u kërkon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbështesin një zgjatje të embargos ndaj Iranit./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.