Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj të botës së shkencës

TIRANË, 29 qershor /ATSH – I. Vata/ Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e sotme kreu procedurat e parashikuara në Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj “Akademik” e “Akademik i asociuar”, për avancime në titullin “Akademik” të dy anëtarëve të saj të brendshëm, si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

Pas paraqitjes së kandidaturave nga kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave Asambleja vendosi se “fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar: Arjan Durrësi; Ilirian Malollari”.

Po ashtu, zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik: Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi, Pëllumb Xhufi.

Gjithashtu, zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar: Adrian Civici, Artan Boriçi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Bualoti.

Ndërsa për sa i përket anëtarëve të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zgjodhën Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.