VJENË – OKB: Pandemia nxiti prodhimin dhe përdorimin e drogës

VJENË, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Tregtia e paligjshme e drogës po siguron punë për personat e goditur nga kriza e koronavirusit, ndërsa kërkesa pritet të rritet mes rënies ekonomike, deklaroi zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimet (UNODC).

Në Afganistan, vendi kryesor prodhues i opiumit në botë, korrja që filloi në mars, fillimisht u pengua, pasi punëtorët nuk mund të hynin nga Pakistani përtej kufirit të mbyllur.

“Megjithatë, afganët që humbën vendet e punës për shkak të krizës së COVID-19, në mënyrë të veçantë gratë, u përpoqën të mbushnin këtë mungesë”, njofoti agjencia e OKB-së me qendër në Vjenë në raportin vjetor global të drogës.

Në Bolivi, pandemia ka penguar aftësinë e qeverisë për të luftuar kultivimin e kokainës.

UNODC paralajmëroi se kriza e afërt ekonomike mund të bëjë që më shumë fermerë të rrisin kultivimin e kokainës në të gjitha vendet kryesore që e prodhojnë atë në Amerikën Latine.

“Kufizimet e transportit kanë vështirësuar trafikimin global të drogës, duke krijuar rezerva në rritje, që mund të çojnë në një përmbytje të rrezikshme të tregjeve të konsumit”, paralajmëroi agjencia e OKB-së./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.