TEKNOLOGJI – ”Google” dy miliardë dollarë investime në qendrën e të dhënave në Poloni

KALIFORNI, 28 qershor /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Google” njoftoi se do të investojë rreth dy miliardë dollarë në një qendër të të dhënave në Poloni për shërbimet “cloud”.

Sipas lajmit të gazetës ”Puls Biznesu”, drejtoresha e ”Google Cloud” në Poloni dhe Europën Qendrore dhe Lindore, Magdalena Dziewguc, theksoi se investimi prej rreth dy miliardë dollarësh i ”Google” është investimi më i madh në infrastrukturën “cloud” në Poloni.

Ajo tha se pritet që qendra e të dhënave të fillojë të veprojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Polonia, vendi me ekonominë më të madhe në Europën Lindore, tërheq vëmendjen që përpiqet të pozicionohet si një qendër rajonale teknologjike.

Gjithashtu edhe ”Microsoft” me seli në SHBA, në muajin maj kishte njoftuar se do të investonte një miliard dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.