SHBA – FAA udhëzime të reja për avionët ”Boeing” 737 Max

UASHINGTON, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) prezantoi një direktivë në të cilën kërkohet inspektimi i motorit avionëve ”Boeing” 737 dhe paralajmëroi se instalimet elektrike të mbrojtura në mënyrë jo të duhur mund të çojnë në një humbje të fuqisë së motorit.

Inspektimet janë të detyruara për një sërë avionësh ”Boeing” 737, duke përfshirë avionin 737 Max, që u ndalua të fluturonte pas dy përplasjeve.

FAA tha se problemet me mbulesat e motorit nënkuptojnë se fusha të forta elektromagnetike mund të shkaktojnë humbjen e fuqisë së të dy motorëve ose mund të çojnë në lexime të gabuara në kabinë.

”Boeing” deklaroi se mbështet direktivën e re, duke njoftuar se i kishte zbuluar vetë defektet dhe rekomandoi masën që në dhjetor 2019.

Prodhuesi tha që po punon ngushtë me klientët e tij për të siguruar që mbulesat e motorit të mbrohen plotësisht nga energjia elektrike./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.