POLONI – Duda fitues i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

VARSHAVË, 28 qershor /ATSH-PAP/ – Presidenti aktual polak, Andrzej Duda dhe kandidati centrist i ”Koalicionit Qytetar”, Rafal Trzaskowski do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi fituan respektivisht 41,8 dhe 30,4% të votave,  sipas një sondazhi nga Ipsos.

Kandidati i pavarur, Szymon Holownia fitoi 13,3%, lideri i së djathtës Krzysztof Bosak siguroi 7,4%, Robert Biedron i së majtës fitoi mori 2,9% dhe lideri i Partisë Agrare, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz mori 2,6%.

Sipas Ipsos, pjesëmarrja ishte 62,9%.

Një balotazh midis dy pretendentëve kryesorë do të mbahet brenda dy javësh, më 12 korrik./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.