MV – Regjistrohen 150 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 28 qershor /ATSH-MIA/ – Numri i rasteve të reja me COVID-19 vazhdon të mbetet treshifror.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 150 raste të reja, 30 të shëruar dhe nëntë viktima.

Shkupi është qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 5 906.

Sipas Ministrisë së Shnëdetësisë, numri i pacientëve të shëruar është 2 236, i viktimave 277, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3 393./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.