FUTBOLL – 22 lojtarë të “Cruz Azul” rezultojnë pozitivë me COVID-19

MEKSIKO, 28 qershor /ATSH-AA/ – Njёzetë e dy lojtarë të klubit të futbollit meksikan, “Cruz Azul”, që luan në ligën e parë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Përmes një njoftimi klubi theksoi se është testuar ekipi i meshkujve dhe femrave. Rezultatet kanë treguar se 14 lojtare dhe 8 lojtarë rezutluan pozitivë.

Emrat e sportistëve të infektuar nuk janë publikuar, por thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kanë filluar procesin e trajtimit nga COVID-19.

Liga e Meksikës është shtyrë për shkak të koronavirusit dhe është planifikuar të rifillojë më 24 korrik, po pa praninë e tifozëve./ /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.