TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot se për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga një subjekt privat ka ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës.
“Zonat pranë rrugës së Elbasanit, stadiumit “Arena Kombëtare”, e deri te Garda Republikës janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik nga një subjekt privat”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë duke punuar për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji të qytetarëve./m.m//a.a/